“Besimi më i mirë është tek durimi”, edhe Meta uron myslimanët për Natën e Kadrit

Edhe Presidenti Ilir Meta u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Natën e Kadrit. Në një postim në Facebook Meta shkruan se nata e bekuar na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi.

Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj”. Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit, që na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi.

Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjerimin të gjithë besimtarëve! Bekimet e Tij, mirësia dhe paqja mbizotëroftë në familjet Tuaja” shkruan Meta.