Besian Mustafa uron Abdixhikun: Bashkë me Lutën do t’i qëndrojmë prapa

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ka fituar shumicën e votave të delegatëve të LDK-së, duke i mundur në garë kundërkandidatët.

Besian Mustafa e ka uruar Abdixhikun pas fitores.

Mustafa ka thënë se do t’i qëndrojë prapa për realizimin e qëllimeve bashkë me Lutfi Hazirin dhe delegatët tjerë.

“Dua të falënderoj secilin delegatë për besimin. Nga sot mua Lutën dhe të gjithë na ke prapa për synimet dhe vizionet e tua”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa, edhe Lutfi Haziri e ka përqafuar Lumir Abdixhikun duke e uruar menjëherë pasi ky i fundit u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.