Besian Mustafa pranon detyrën nga Dijana Zivic

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa sot do të pranojë detyrën nga ish-ministrja, Dijana Zivic.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MBPZhR’ja ka njoftuar se ceremonia e dorëzim-pranimit do të mbahet në ora 14:00, në Kabinetin e Ministrit.

“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic tek Ministri i ri, z. Besian Mustafa. Takimi do të mbahet në Kabinetin e Ministrit në adresën “Ukshin Hoti” në Prishtinë ose Ish-Ndërtesa e Ramiz Sadikut, kati i 4”, thuhet në komunikatë.