Aktori dhe këngëtari Bes Kallaku ka dëshmuar edhe një herë dashurinë e madhe që ka për gjyshen e tij Ijen.
Ai përveç respektit dhe dashurisë që i dhuron asaj çdo ditë, Besi përkujdeset qe as datat e veçanta mos t’i kalojnë pa befasi për Ijen.
Njëjtë ka ndodhur mbrëmë, pikërisht në ditëlindjen e Ijes, ku Besi kishte zgjedhur një restorant të bukur me muzikë dhe detaje tjera feste për t’i bërë sa më të lumtur këtë ditë Ijes.
Ija ma e dashura e Besit mbrëmë ka festuar ditëlindjen e saj të 80-të.Ndërsa nipi i saj përveç festës së bukur i ka dhuruar edhe byzylyk me emrin e saj si dhe një tortë të veçantë me perime.











