Besatohen Vëllezërit Haradinaj! (FOTO)

Vëllezërit Haradinaj e kanë shfrytëzuar këtë ditë pushimi që të ikin nga të nxehtit. Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, deputeti Daut Haradinaj, dy vëllezërit e tjerë, Frashëri dhe Vetoni, si dhe nipi i tyre, djali i dëshmorit të kombit, Shkëlzen Haradinaj, Luani.

Në fotografitë e publikuara në Facebook nga Daut Haradinaj, vëllezërit shihen së bashku, në bjeshkën e Shtedimit, shkruan Ballkani.info.

Haradinajt njihen si dashamirës të alpinizmit. Javën e kaluar, kryeministri Haradinaj për katër ditë kishte ecur mbi 80 kilometra, duke i vizituar majat më të larta shqiptare.

Po ashtu në Shtedim me vëllezërit Haradinaj ka qenë edhe djali i axhës, Bujari. /Ballkani.info/

loading…