Besarta Jashari për komandantin legjendar: E donte shumë jetën, por më shumë e deshi lirinë

Besarta Hamëz Jashari e cila u mbijetoi sulmeve të 5, 6 dhe 7 marsit në Prekaz ka publikuar sonte një fotografi të rrallë të komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Kryekomandanti i UÇK-së, më ndryshe”, shkroi ajo, teksa në rreshta e sipër tregoi se komandanti Jashari e donte shumë jetë, por më shumë e deshi lirinë, për të cilën dha çdo gjë, transmeton lajmi.net.

“E donte shumë jetën, e shijonte atë në mëmëdhe. Por më shumë e deshi lirinë, për të cilën dha çdo gjë”, shkroi Besarta.

“Gëzuar Epopeja e të lavdishmes UÇK”, uroi ajo.

Ndryshe Epopeja e UÇK-së është mbyllur sonte me Natën e Zjarreve në Prekaz si dhe me një koncert të organizuar në këtë komunë.

24 vjet më parë në Prekaz të Skenderajt, gjatë një sulmi të forcave serbe në këtë fshat u vranë më shumë se pesëdhjetë anëtarë të familjes së Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së.