Besart Halimi largon nga Instagrami bashkëshorten dhe fotografitë me të
Më 21 maj të vitit 2016 këngëtari kosovar, Besart Halimi kurorëzoi dashurinë me Ilirjana Podrimën.
Dasma e tyre ishte një nga eventet më të përfolura.
Por, një gjest i vogël i tyre ka bërë që menjëherë ata të vihen në qendër të vëmendjes.
Ata kanë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetin Instagram, gjë që ka bërë që të dyshohet nëse ata i kanë dhënë fund martesës.
Por vet këngëtari ka folur për Indeksonline, ai ka thënë se s’ka të bëj me ndarje, por që është një veprim i ngutshëm.
“Në çdo çift ka mosmarrëveshje, nuk ka të bëj asgjë me fund martesor. Veprimi në Instagram ndoshta është i nxituar, por s’ka të bëj me shkurorëzim, thjeshtë mosmarrëveshje’.
Ndryshe Besart Halimi më 18 të këtij do ta promovoi këngën më të që mban titullin ‘Shko’.