Aktivistja e mirënjohur e shoqërisë civile, Besa Luzha, ka rrëfyer në Info Magazine të Klan Kosovës për momentin kur u ftua që të bëhet pjesë e listës zgjedhore AAK-PSD.
“Isha duke u përgatitur për dhënien e rekomandimeve për partitë politike para zgjedhjeve kur mora një ftesë nga koalicioni AAK-PSD, fillimisht nga biseda me Haradinajn dhe me Ahmetin, që për shkak të angazhimit tim shumëvjeçar në shoqërinë civile, aktivitetit tim profesional në arsim, shkencë dhe kulturë, kishin me qenë shumë të nderuar nëse unë e pranoj një ftesë pa kushtëzime, pa kërkesën dhe pa nevojën për aderim as në njërën as në tjetrën parti. Thjesht, të marr pjesë në garën zgjedhore për deputete në Parlamentin e Kosovës”.
“Natyrisht që u ndjeva e nderuar, sepse jo shpesh ndodh që në këso situata partitë politike të jenë kaq të hapura për të pranuar dikë ashtu si është – pa ngjyrime partiake – për të marrë pjesë në garë. Pastaj është te qytetarët që ta vlerësojnë se sa është i qëlluar ky angazhim dhe me e japë votën për një grua që deri tash ka qenë zë i fuqishëm i shoqërisë civile dhe që do të vazhdojë të jetë zë i qytetarëve”.
Ajo tha se tani aktivitetin do ta bashkojë me dy subjektet e koalicionit në favor të shoqërisë.
“Jam e sigurt që me guximin e Haradinajt për të marrë vendime edhe të vështira dhe përvojën e Ahmetit, me gjithë atë bagazh si në parti si në kryeqytet, do të gjejmë një mundësi që bashkë ta ndërtojmë një program të përbashkët”.
“Unë do ta jap kapacitetin tim, përvojën, dijen në fushat ku kam më shumë ekspertiza, si në arsim, shkencë dhe kulturë, por edhe në përvojën organizative se si të mblidhen mendimet e qytetarëve”.
Chat conversation end
Type a message…







