Besa Gaxherri ‘përplaset’ me Fitore Pacollin: Leni pallavrat, boll mo!

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli është përplasur me deputeten e LDK-së, Besa Gaxherri lidhur me testimet për coronavirus gjatë seancës ku po diskutohet për pandeminë.

Pacolli tha se njeh familje që po presin të bëjnë testime nëse janë të infektuar me coronavirus, por nuk po ju bëhen, kurse sipas saj zyrtarë dhe familjarë të saj po testohen ka disa herë.

Ndaj kësaj reagoj deputetja Gaxherri e cila i tha Pacollit t’i lëjë pallavrat.

“Leni pallavrat, boll mo”, i tha Gaxherrit deputetes Pacolli duke i thënë se edhe vet ka bërë kërkesë për t’u testuar por ende nuk i është bërë testi.