Besa Gaxherri “godet” tavolinën në Komision, nervozohet me deputetin e VV-së

Besa Gaxherri është përplasur me deputetin e VV-së, Eman Rrahmani në komisionin parlamentar ku i ftuar për raportim ishte Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Gaxherri e quajti Rrahmanin të pakulturuar derisa në një moment goditi pak tavolinën.

“Unë kam mu mbajte tanë jetën në mend, për ty nuk e di”, i tha Gaxherri më pas asaj.

“Ti nuk je ai të cilit i jap llogari për çka mbahna mend unë, ama, unë kom mu mbajte mend që kam kontribu për vendin tem gjithmonë, dhe që unë guxoj me i këqyr në sy secilin.

“Kjo është kulturë shumë e ulët, koleg i nderuar. Nëse ti nuk e ke këtë kulturë elementare, që na me u respektu për 40-50 minuta si një trup, unë nuk kam koment.” – vazhdoi ajo.

Përplasje me deputetin Rrahmani pati edhe Ministri, Armend Zemaj.