Besa Gaxherri fiton çmim për kontributin në diplomacinë parlamentare

Besa Gaxherri ka marrë çmimin “Ambasadore e Paqes”, nga organizata Global Socio-Economic and Financial Evolution Network.

Ky çmim iu dha për kontributin në diplomacinë parlamentare për shkak se shërbeu për gjashtë mandate si deputete në Kuvendin e Kosovës.

Çmimi u rekomandua nga ambasadori i paqes botërore dhe Presidenti i Institutit të Miqësisë Franko-Shqiptare Tahir Shabani.