Një çështje e tillë në fakt bisedohet mes kosovarëve.

Shpesh kemi qenë dëshmitarë të bisedave se si tregtarët nga Shqipëria rrisin çmimet e produkteve kur kuptojnë që blerësit janë nga Kosova, shkruan Ballkani.info.

Por, kjo gjë pothuasje asnjëherë nuk është diskutuar publikisht.

Mirëpo, ka qenë aktori Bes Kallaku i cili ndonëse vjen nga Shqipëria, ka thyer ‘tabutë’ dhe në fakt ka treguar realitetin.

Ai ka publikuar një video në Instastory ku shihej se si shitësi ia shiti atij ullinjtë për 20 euro kur kuptoi se blerësi ishte nga Kosova, ani pse çmimi real i tyre ishte 700 lekë (5.60 Euro).

Po ashtu shihet edhe fatura e fryrë në një restorant ku Besi (kosovari) u ushqye. Më pas ai publikoi edhe dy video tjera të tilla.

Në këto video kishte reagime të shumta, përplasje mendimesh mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës./Ballkani.info/

View this post on Instagram

Kur 1 mije lekshi thyhet me 40€ ???, @olsibylyku1 @b.e_coffee_official

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

View this post on Instagram

I Kosoves je? Sa dit do rrish??? Hahahaahah @erion_isai @b.e_coffee_official

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on