Aktori i mirënjohur Bes Kallaku prej disa muajsh ka nisur xhirimet për filmin “Falco”’, në të cilin ai ka rolin e regjisorit, skenaristit dhe aktorit protagonist.
Në këtë film janë përfshirë shumë emra të spikatur, duke me nisur me futbollistin Sokol Cikalleshi, këngëtaren Bleona Qerreti dhe shumë personazhe të tjerë të njohur të ekranit në vend.
Por në një dalje televizive, pikërisht në Syri TV, kryetari i PPA (Partia Para Albania), Bes Kallaku tregon detaje nga takimet me elektoratin e tij pas rikthimit nga Italia, duke mos hezituar ti falenderojë “që e votutën dhe e besutën”.
Filmi ‘Falco’ do të jetë pjesë e kinemave shqiptare që prej datës 20 nëntor dhe siç ka treguar dhe vetë Besi, do të sjellë në mënyrë komike realitetin shqiptar.
Me një cast të spikatur aktorësh, futbollistësh dhe personazhesh të tjerë nga showbizzi, suksesi i këtij filmi është i garantuar…







