Amen

Bes Kallaku dhe Xhensila bëhen me djalë, vjen në jetë Amen

Çifti i njohur, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, janë bërë prindër për herë të dytë.

Ata kanë mirëpritur në jetë një djalë, të cilin dyshja kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Amen.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Besi përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaq dorën e djalit të porsalindur.

“Ashtu si mbyllet fundi i çdo lutjeje me Amen, ashtu u mbyllën dhe ditët e pritjes tënde Amen! Ashtu qoftë, është kuptimi i fjalës Amen, në dakortësi me Zotin për ty, ashtu qoftë! Për çdo Haleluja ka një Amen, për ty Amen kë një Haleluja”, ka shkruar Kallaku.

Xhensila dhe Besi përndryshe janë prindër edhe të një vajze më të madhe të quajtur Ajka.