Bertan Asllani po rikthehet me projekt muzikor

Ka kohë që nuk e kemi parë me ndonjë projekt muzikor.

Edhe Bertan Asllani po e di se poi u mungon fansave të tij, të cilët po i qëndrojnë besnik, ani pse këngëtari është i rrallë në prurjet artistike në gjuhën shqipe, shkruan Ballkani.info.

Sido që të jetë, pritjes po i vjen fundi.

Bertani ka hedhur një fotografi në Instastory përmes të cilës tregoi se po sjell diçka të re.

“U bë shumë kohë e gjatë, më duket se është koha të shihemi përsëri” janë fjalët e Bertanit që asociojnë me një projekt muzikor.

Se si do e shohim atë, e kuptojmë në ditët në vazhdim./Ballkani.info/