Lajmi i fundit

Bërnjaku hapet për qarkullim, Jarinja mbetet e mbyllur për hyrje nga Serbia

Pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim nga mëngjesi i sotëm, derisa ajo në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se kjo pikë është hapur për qarkullim që nga ora 08:00.

“Po, pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm. Jarinja vazhdon të jetë e mbyllur”, ka thënë Elshani