Bernard Berisha është emri më i përfolur këto ditë në vendin tonë pasi Bernard Challandes nuk e ftoi në Kombëtare për ndeshjet e tetorit
Berisha pas golit që kishte shënuar kundër Greqisë kishte festuar në një mënyrë që nuk i pëlqeu aspak Challandesit, i cili e dënoi tani duke mos e ftuar për ndeshjen shumë të rëndësishme me Maqedoninë, shkruan Reporteri.net
Por, ylli i Akhmat Groznyt e ka pranuar vendimin e trajnerit edhe pse nuk e mohon se është i mërzitur që nuk është ftuar.
Para pak minutash Bernardi në Facebook ka reaguar me anë të një videomesazhi ku thotë:
“Për arsye se këto ditë është folur shumë këto ditë për çështjen time, desha të sqarohem. Fillimisht unë dhe familja ime jemi të mërzitur shumë për mos ftesën nga Kombëtarja e Kosovës. Po ashtu dua të them se e pranoj vendimi e trajnerit. Duke marr parasysh se kemi një ndeshje të rëndësishme kundër Maqedonisë, ndeshje historike, ju bëj thirrje që të gjithë të mbështesim Kosovë,”.







