Bërnabiqi e falënderon Qipron për votën kundër Kosovës në procedurat e aplikimit për në Këshillin e Evropës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e ka falënderuar sot, ambasadorin e Qipros, për votën e tyre ”kundër” Kosovës, për nisje të procedurës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Bërnabiq siç shkruajnë mediat serbe, mirënjohëse u shpreh gjatë vizitës lamtumirës që pati, ambasadori i Qipros në Beograd, Demetrios Theophylactou, përcjell klankosova.tv.

Ajo po ashtu e ka falënderuar ata edhe për qëndrimin parimor të vendit të tij, i cili respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.