Bërnabiq nuk e mohon se partnerja e saj dhe vëllai i Dritan Abazoviqit po hapin klinikë në Beograd

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, me rastin e pretendimeve të disa mediave malazeze se partnerja e saj Milica Gjurgjiq dhe vëllai i kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Xhihani, po bëhen bashkëpronarë të klinikës që duhet të hapet në ish-ndërtesa BIGZ, tha se partnerja e saj “është një individ për veten dhe jeta e saj profesionale është jeta e saj profesionale”.

“Unë jam i sigurt se ata do të deklarohen për këtë çështje, kështu që nuk mendoj se ka nevojë që unë të abuzoj me pozitën e kryetares së Qeverisë së Republikës së Serbisë për të folur për këtë,” u tha Brnabiq gazetarëve, transmeton Ballkani.info.

Ajo falënderoi gazetaren e N1 për pyetjen e shtruar dhe se ishte pyetje “interesante, por jo për t’u habitur, që fillimisht të shkruani dhe më pas të pyesni, në mënyrë që, si shumë histori, të bëhet e vërtetë”.

Gazeta Danas më 10 korrik shkruante se kompanitë “Marera Real Estate Partners” dhe “Marera Properties” janë paraqitur në media si kompani ruse, ndërsa të gjitha të dhënat tregojnë se janë të lidhura me ministrin e Financave në Qeverinë e Serbisë, Sinisha Mali, dhe se në shkurt të vitit të kaluar blenë objektin BIGZ në Beograd.

Çmimi përfundimtar nuk dihet, por informacionet e disponueshme tregojnë se objekti madhështor, i cili është shpallur monument kulture në vitin 1992, është paguar rreth 3.7 milionë euro, tha Predrag Popoviq, gazetar i Gradska RTV.

Në këtë ndërtesë do të hapet një klinikë, në pronësi të Xhihan Abazoviqit, vëllait të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Milica Gjurgiqit, partneres së kryeministres serbe Ana Brnabiq, shkruan “Danas”. /Ballkani.info/