Berishaj ambasador i ri i Kosovës në Kroaci

Martin Berishaj, do të jetë ambasador i Kosovës në Kroaci. Berishaj sot i ka dorëzuar letrat kredenciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, nëpërmjet llogarisë në Facebook.Lexo Edhe:

“Sot, në cilësinë e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, e dorëzova kopjen e letrave kredenciale te udhëheqësja e Protokollit Diplomatik në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, znj. Emilija Vučinić – Margeta.”, shkroi ai.