Zafir Berisha

Berisha: Vuçiqi po i shfrytëzon budallakitë e Kurtit për interesa të Serbisë

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka vlerësuar se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiqi, po i shfrytëzon budallakitë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka pyetur se si është e mundur që Kosova është nën sanksione, ndërsa Serbia është ajo që e ka sulmuar Kosovën dhe pjesëtarët e KFOR-it.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se për shkak të veprimeve të Kurtit, aleatët perëndimorë po kanë rezerva ndaj Kosovës.

“Si po i shfrytëzon Vuçiqi budallakit e Albinit për interesa të Serbisë? Serbia kintapon policët e Kosovës, sulmon pjestarët e KFOR-it, vretë policin e Kosovës dhe bën veprime terroriste në Banjskë, ndërsa Kosova vihet nën sanksione të perendimit! Këta anamoli që po ndodhin, kanë një arsye. Akrapacionet e papërgjegjëshme politike të Albinit duke i trrguar muskujt që nuk i ka edhe partnerëve tanë, ka bër që përendimi të ketë rezervat e veta”, ka shkruar ai.

Sipas tij, presidenti serb po investon që Kurti të qëndrojë edhe më gjatë në pushtet.

“Nuk është e rastësishme që Vuçiqi me veprimet e veta po investon që ta mbaj në pushtet Albinin!”, ka shkruar Berisha. Ndalimi në disa tv. të Serbisë që të ipet fjala e Albinit në KS të OKB, është taktik e Vuçiqit për ta mbajtur me gjatë në pushtet Albinin, duke ditur se sa analfabeti është në Kosovë që si kope delesh vrapojn pas Albinit. Nuk është e rastësishme që ky lajm i prodhuar me qëllim nga Vuçiqi, po përdoret nga trushpërlarët e regjimit dhe disa portale që më shumë janë të interesuar për pëlqime (like) se sa për lajm…”, ka shkruar Berisha.

VIDEO BONUS: Adresimi i plotë, i përkthyer në shqip, i Albin Kurtit në mbledhjen mbrëmshme të KS së OKB-së