Berisha: Video e VV-së ka shije bolshevike dhe është përgatitur në kuzhinat e Serbisë

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka komentuar videon e VV-së, e cila akuzon qeveritë e kaluar për shkatërrim të shtetit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo vide ka shije bolshevike dhe është e përgatitur nga kuzhinat e Serbisë.

Sipas tij, videoja është ushqim për trushpërlarët dhe horrat e rrjeteve sociale të partisë në pushtet.

“Një video me shije të propagandës bolshevike, e pregaditur në kuzhinat e Serbisë dhe e përkëthyer nga argatët e saj në Kosovë, po qarkullon në mediat elektronike dhe rrjetet sociale. Video e shpërndar në emër të mbeturinave që kanë dalur nga kazani i spitalit gjinekologjik e që mban siglën e LVV, nuk është asgjë tjetër veqse ushqim për trushpërlarët e tyre dhe horrat e rrjeteve sociale, që po pregaditen për zgjedhje…”, ka shkruar Berisha.