Avokati Besnik Berisha tha në Pressing se kryetari i Prishtinës Përparim Rama nuk është njeri i LDK-së, por i Albin Kurtit. Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që në mandatin e radhës Rama të jetë në taborin e LVV-së.
Gjatë kësaj bisede në Pressing, avokatit Berisha ia rikujtoi autori i Pressingut Leonard Kerquki, që kur Përparim Rama ishte propozuar nga LDK për kryetar të Prishtinës, Isa Mustafa kishte thënë që ka pasur edhe emra të tjerë duke përmendur emrin e Besnik Berishës.
“E para unë nuk jam për kandidat për kryetar komune. Edhe Isa Mustafa e din unë nuk jam i komunës, kur kam shku që më ka thirrë me qenë këshilltar i tij i kam thënë një ditë e shoh vetën në qat karrige ku je ti, për kryetar të Qeverisë”, tha Berisha në Pressing, transmeton Express.
“Unë po të them ty, unë asnjëherë nuk mendoj jo që nuk meritohet për t’i shërby qytetarit në nivel të komunës por unë mendoj që kontributi im është më i madh në një hierarki tjetër, në një institucion tjetër e besa edhe në një organizim tjetër”, tha ai.
“Personale me Përparim Ramën skam asgjë e respektoj si arkitekt”, shtoi Berisha.







