Berisha takon ish komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler, e falënderon për punën e bërë në Kosovë

Ish komandant i KFOR-it në Kosovë, gjeneral Erhard Buhler ka qenë mysafir i ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Ky i fundit ka falënderuar gjermanin i cili sot është President i Asosacionit Gjerman-Kosovar në Gjermani për ndihmesën  e tij të çmuar për paqen, stabilitetin në Kosovë dhe rajon si dhe interesin e tij të rëndësishëm në organizimin e shqiptarëve në Asosacionin që ai drejton.

Postimi i plotë i Berishës:

Nje takim miqesor me Gjeneral Erhard Buhler, President i Asosacionit Gjerman Kosovar ne Gjermani.

Te dashur miq, dje pata nje takim me nje mik te shquar te shqiptareve, Gjeneralin me kater yje Erhard Buhler, ish komandant i KFORIT ne Kosove dhe ish komandant i larte ne zona te rendesishme te NATO-s dhe President i Asosacionit Gjerman – Kosovar ne Gjermani.

Ne kete takim une e falenderova me mirenjohje Gjeneralin Buhler per ndihmesen  e tij te çmuar per paqen, stabilitetin ne Kosove dhe rajon si dhe interesin e tij te rendesishem ne organizimin e shqiptareve ne Asosacionin Gjerman Kosovar ne Gjermani dhe udheheqjen e ketij asosacioni ne vendin e tij.

Miq, shqiptaret sot jane komuniteti i dyte i huaj me i madh ne Gjermani organizimi i tyre ne nivel lokal por deomos edhe federal eshte i domosdoshen dhe me interes shume te madh si per komunitetin shqiptar dhe te drejtat e tij ne Gjermani qe ju takojne ne perputhje me ligjet gjermane dhe ato te BE por edhe per lobimin e tyre te fuqishem ne ndihme te Shqiperise dhe Kosoves prane Bundestagut, Kancelarise dhe institucioneve tjera federale  dhe biznesevs te Gjermanise.

Miq, ne kete takim diskutuam per gjendjen dhe zhillimet ne Shqiperi dhe rajon. sb