Berisha reagon pasi komuna e Prizrenit ‘kërcënoi’ me përmbarues bizneset të cilët nuk kanë paguar tatimin në pronë

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha ka reaguar pasi komuna e Prizrenit ka ftuar bizneset të cilët nuk e kanë paguar tatimin në pronë që të bëjnë marrëveshje në të kundërtën ndaj tyre do të vazhdohet procedura më përmbarues.

Ky veprim, sipas Berishës tregon edhe njëherë siç shkruan ai çmendurinë e pushtit aktual në Prizren,.

Më tutje, pretendenti për të marrë drejtimin e Prizrenit thotë se si mund të ngarkohen nga institucionet me taksë një biznes, i cili me vendim të institucioneve qeveritare të vendit i është ndaluar të punoj?

Postimi i plotë i Zafës:

Kërcënimi me përmbarues drejtuar qytetarve dhe bizneseve nga Myta dhe qeveria e LVV në kohën kur çdo gjë është e atakuar nga kriza dhe izolimi për arsye te masave anti-covid-19, tregon edhe njëher çmendurin e k’saj qeveri në ikje!

Me 29.07.2021 përmes një njoftimi Komuna e Prizrenit, njofton për masat që planifilon të mirren në raport me qytetarët dhe bizneset e tyre lidhur me tatimin në pronë, pa e analizuar situatën e shumë bizneseve të cilat që nga marsi i vitit kaluar e deri para një pakë dite kanë qenë të mbyllura me vendim të qeveris Kosovës në kuadër të masave që lidhen me Covid-19.

Shtrohet pytje, si ngarkohet nga institucionet me taksë një biznesi i cili me vendim të intitucioneve qeveritare të vendit i është ndaluar të punoj?

Zafa