Berisha reagon pas sulmit të rusëve në Uzinën Ushtarake të Gramshit

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka reaguar pas sulmit të rusëve në Uzinën Ushtarake të Gramshit.

Në një reagim në Facebook, kreu i PD-së, Sali Berisha ka thënë s Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt agresioni ‘terrorist’ të zbuluesve rus ndaj rojeve të Uzinës Ushtarake të Gramshit, veprimtarinë e tyre subversive ndaj Shqipërisë.

Partia Demokratike thotë se dënon edhe vlerësimin si incident nga Ministria e Mbrojtjes të këtij akti të mirëfilltë agresiv ndaj jetës së ushtarakëve tanë në detyrë dhe sovranitetit të vendit tonë.

“Partia Demokratike ka dënuar me parë heqjen e vizave dhe pranimin në këtë kohë lufte të turistëve rus nga Edi Rama dhe qeveria e tij dhe sot kërkon rivendosjen e vizave për qytetarët e Rusisë dhe ndalimin e menjëhershëm të hyrjes në Shqipëri të turistëve nga Rusia”, thuhet në reagim.