Berisha – Qeverisë: Hekne orën policore

Kuvendi i Kosovës është duke e mbajtur një seancë plenare në këto momente.

Në këtë seancë po diskutohet për çështje të ndryshme, e veçanërisht për sigurimin e vaksinës anti-Covid dhe gjendjes epidemiologjike në vendin tonë.

E për këtë çështje, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i ka kërkuar Qeverisë Kurti për ta larguar orën policore, si masë anti-Covid.

“Ora policore është logjikë e kontrollit dhe jo logjikë e mbrojtjes së shëndetit publik. Hekne orën policore”, tha ai.