Berisha: Policët sipas Kryeministrit ishin në piknik e 15 vetë iu pikën prej qielli – Kurti kismet non grata

Opinjonistja, Kimete Berisha ka reaguar pas konferencës së kryeministrit, Albin Kurti.

Ajo ka ironizuar me fjalët e kryeministrit, kur mes tjerash shkruan se “kur vjen koha e drekës, policia i lëshojnë armët. Të gjithë untohen përnjëherë dhe hanë përnjëherë, se të shishmohet në kallaballëk”, përcjellë Periskopi.

Ndërkaq, për fund shkruan se Kurti do të shpallet non-grata.

Më poshtë postimin e plotë të Berishës:

Domethënë, kur vjen koha e drekës, policia i lëshojnë armët.

Të gjithë untohen përnjëherë dhe hanë përnjëherë, se të shishmohet në kallaballëk.

Duke u munduar ta bëj më dramatike situatën, Albin Kurti e bëri situatën qesharake.

Tha se policët e Kosovës kanë qenë duke hëngër drekë kur janë arrestuar.

Në tryezë, tha. Midis malit.

Kishin pas shtruar edhe sofrabez.

Armiku serb sipas Albin Kurtit është dashur t’i prisnin policët derisa ta kryenin drekën.

Pra, policët sipas Albin Kurtit kanë qenë në piknik malor e jo duke patrulluar.

Aq shumë e kanë shijuar bukën sa që nuk i kanë hetuar 15 kidnapues kur i kanë rrethuar, thuajse kidnapuesit nuk kanë shkelur në tokë, por ju kanë ardhur prej qielli.

– E Donika Gërvalla tha se policët e kidnapuar po trajtohen mirë në burgun e Kralevës.

Veç bukën diçka nuk po ua köna.

Tema kryesore e kidnapimit: Buka.

P.S. Albin Kurti, kismet non – grata!