Berisha nxjerr SMS-në: Si u lirua vëllai i ish-shefit të komisariatit pas grabitjes me armë

Një qytetar nga Shijaku ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha se si policia po mban të fshehur një rast kriminal, ku vëllai i një zyrtari të lartë të policisë është arrestuar për vjedhje dhe më pas është liruar. Berisha ka publikuar SMS-në e personit që i ishte vjedhur automjeti.

“Përshëndetje doktor, quhem Ermir Zoto dhe jetoj në Tiranë. Po ndaj me ju një problem timin. Në datën 12/10/2018 me është marrë automjeti tip, Renault me targë AA063SS në autostradën Durrës – Tiranë sapo kalon Sukthin tek karburanti Gulf, nën presionin e armës. Kam bërë kallëzim penal ne komisariatin nr6.

Këta të fundit ja kaluan çështjen Shijakut, por edhe pse personi u arrestua me automjetin tim u la i lirë pasi është edhe vëllai i ish-shefit te komisariatit Dibër, Robert Aga, i implikuar Pajtim Aga.

Policia po e fsheh lajmin, ju lutem me ndihmoni, pasi jeta ime është në rrezik nga këta 3 persona, ju lutem verifikoheni në komisariatin nr 6 kallëzimin qe kam bërë dhe në atë të Shijakut. Faleminderit” – thuhet në SMS.