Berisha non-grata, Escobar fton Bashën në SHBA: E presim sa më shpejt

Ka përfunduar takimi mes zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit i SHBA për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar dhe kreut të PD-së, Luzlim Basha.

“Jam i kënaqur që jam në Tiranë. Është vizita ime e parë dhe mora një pritje të ngrohtë. Isha i lumtur që pata mundësinë të takoj opozitën. Ata kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj NATO-s dhe integrimit evropian si dhe ndaj luftës kundër korrupsionit. Jemi të kënaqur që jemi pjesë e saj, përfshirë dhe përpjekjet tona kundër korrupsionit dhe sanksionet. Për ta kthyer në realitet këtë do kërkoj një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare dhe pres me kënaqësi të zhvilloj bisedime të tjera këtë pasdite. Pres me kënaqësi vazhdimin e marrëdhënieve me PD, pres ta takoj Bashën në Washington sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Escobar.

Escobar shoqërohej nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Në selinë PD u prit nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, shkruan abcnews.al.