Bekë Berisha

Berisha: Në siguri s’lejohen blofet e populizmat nga qeveria

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë, Bekë Berisha, ka folur për paralajmërimet për sulme të reja nga ana e Serbisë ndaj Kosovës, pas sulmit terrorist të Banjskës, që ndodhi tre muaj më parë në veri të vendit.

Ai ka thënë se rrezikshmëria është e lartë dhe në ngritje për sulme të ngjashme.

“Përderisa kemi pasur një sulm në veri, ka rrezik të përsëritjes së sulmeve të ngjashme. Mund të them se rrezikshmëria është e lartë dhe në ngritje, sipas raporteve inteligjente”, ka thënë Berisha për “Blic”.

Por, a është Kosova e përgatitur për sulme terroriste të llojit çfarë kemi pasur më herët?

VIDEO BONUS: Kurti e kritikon Prokurorinë: Ia kemi dërguar krejt të dhënat e 24 shtatorit, por ata s’po punojnë