Lulzim Basha

Berisha në arrest shtëpie, Basha: Më vjen keq që përfundoi këtu, po është pasojë e veprimeve të tij

Lulzim Basha ka reaguar për arrestin shtëpiak në të cilin është vendosur ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Cili është reagimi juaj lidhur me arrestimin e Berishës?

Lulzim Basha: Kam 2 reagime në rrafshin personal nuk më vjen mirë, por më vjen keq që një njeri me të cilin kam bashkëpunuar për një kohë të gjatë të përfundojë këtu. Por në fund secili bën zgjedhjen e vet në jetë dhe duhet të marrë përgjegjësinë për zgjedhjen që ka bërë. Kjo është njëra anë e kostos që sjellja e tij i solli të gjithëve, familjes tij, PD-së dhe vendit. Në rrafshin personal, keqardhje e thellë.

Nga ana tjetër, PD dhe opozita duhet të ecë para, jo të shkelë mbi të shkuarën, por të ecim përpara dhe përgjigja zyrtare është që në çdo rast, qëndrimi i PD është që drejtësia të bëjë punën e vet e papenguar dhe çdo politikan të jetë në funksion të drejtësisë, duke filluar dhe nga unë dhe për këtë arsye kam çuar në parlament propozimin për heqjen e imunitetit. Për këdo që të kërkohet heqja e imunitetit, ne do e votojmë në parlament.

BONUS VIDEO: Vizita e kryeministrit irlandez në Kosovë, Varadkar kërkon të hiqen sanksionet e BE-së