Sali Berisha

Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar, mungon Bardhi dhe deputetët që e mbështesin

Sali Berisha ka mbledhur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në orën 11:00 të ditës së sotme në Pallatin e Kongreseve.

Ajo që bie në sy është fakti se asnjë prej deputetëve që mbështesin Bardhin, madje as ai vetë, nuk janë parë në Pallatin e Kongreseve.

Ish-kryeministri Sali Berisha shoqërohet nga bashkëshortja, Liri Berisha dhe vajza e tij Argita Malltezi.

Në këtë mbledhje pritet të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë ku janë të pranishëm delegatë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Diaspora. Pritet gjithashtu edhe miratimi i një rezolute se si do të vijojë më tej aksioni opozitar.