Kandidati për deputet

Berisha: Largimi i Boltonit, lajm i mirë për shtetin e Kosovës

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha, ka reaguar pas lajmit se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shkarkuar nga posti këshilltarin e tij për Siguri Kombëtare, John Bolton, i konsideruar si armiku numër një i Kosovës.

“Durimi ne diplomaci eshte domosdoshmeri. Ka kohe qe miqte tone te mire, na kane bere me dije se John Bolton i ka ditet e numeruara ne Shtepine e Bardhe”, ka shkruar Berisha, në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet.

“I lumtur qe presidenti Trump i kerkoi dorëheqjen”, është shprehur Berisha, zëvendësministër në largim i Punëve të Jashtme i Kosovës.

Sipas tij, largimi i Boltonit është “lajm i mire per shtetin e Kosoves; lajm i keq per lobistet e bashkuar armiq te shtetesise tone, qofshin brenda hapesires shqiptare, qofshin ne Serbi”.

loading…