Berisha: Ky zotëriu sapo u bë ministër, e uli prapanicën në BMW

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se gjatë 8 viteve sa ishte kryeministër nuk ka blerë asnjëherë veturë zyrtare.

Ai ka thënë se ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka blerë makinë me para të popullit.

“Ky zotëriu sapo u bë ministër, e uli prapanicën në BMW”, ka thënë ai në emisionin Pressing në T7.

Lleshaj dha dorëheqje pas vrasjes së 25-vjecarit Klodian Rrashaj nga efektivët policorë.