Berisha, Kurtit: Përse vallë serbët i do më shumë se neve?

Opinionistja Kimete Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se rryma në Kosovë është lirë.

Ajo shkruan:

Pra, sipas Albin Kurtit, rryma është shumë lirë, prandaj shqiptarët nuk po kursejnë, se e kanë gjetur më lirë se badihava!

Kjo do të thotë se për t’u zgjidhur problemi me rrymë, duhet të shtrenjëtohet rryma, mandej kursejnë fukarenjtë!

E meqenëse Kosova po përjeton zhvillim të pashembullt ekonomik, askush më s’është mjaftueshēm i varfër, sa mos të ketë pare ta paguaj rrymën….

shtrenjëtoje sa të duash, s’ta bën kush paren hesap!!

P.S. Serbëve ua paguan rrymën, ne i dukemi se po

harxhojmë!

Përse vallë serbët i do më shumë se neve!

Se, Dashuria nuk është fjalë, por është faturë që e paguan!

Kush ta paguan faturën-ai të do, edhe nëse s’të do qysh ke qejf ti, hakikat – së paku ta do të mirën!