Berisha – Kurtit: Ku mbeti parulla mashtruese “Jo negociata, Vetëvendosje”

Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, ia ka rikujtuar kryeministrit Albin Kurti parimin e dikurshme “Jo negociata Vetëvendosje”.

Ai ka thënë se kjo ishte një parullë mashtruese e Kurtit dhe VV-së.

Postimi i plotë:

Ju kujtohet shkarravina JO NEGOCIATA-VETVENDOSJE kudo nëpër Kosovë?

Për vite të tëra është malltretuar qytetari me shkarravina dhe parolla të kësaj gjuhe nga “brigadat” pa tru që vraponin mbrapa Albinit si kope delesh pas bariut, për tu shitur se janë më ndryshe se të tjerët dhe kur të vijnë në pushtet do ti zgjidhin problemet me “shkop magjik”.

Por çka po ndodhën në të vërtet, kur ky grumbull mashtruesish e hipokritësh erdhi në pushtet?

Filloj negocitat pa kushte me Serbi, filloj të shkatërroj gjithçka që është arritur në Kosovë që nga paslufta, e rriti eksportit e mallrave serbe në Kosovë, rrezikoj partneritetin me ndërkombëtar dhe me negociata të fshehta me

Serbin, liroj në fund një të arrestuar për terrorizëm në pjesën veriore të vendit.

Ku mbeti paraolla mashtruese JO NEGOCIATA-VETVENDOSJE?

I ardhur në pushtet me ndihmën e rublës ruse dhe ndihmën e lobit serbo-sllavë në pushtet, dhe duke i përdorur ata që ju kishte shpërla trurin me propagand të pregaditur në kuzhinat e Beogradit, regjimi aktual po e rrezikon rendin kushtetues të Kosovës dhe po e mbytën shpresën për një jetë me të mirë në vend.
Zafa