Berisha: Kurti e Osmani me pas mujt në Siberi i kishin dërgu Thaçin e Veselin

Gazetari Ridvan Berisha ka thënë se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, nuk kanë pranuar takim me ministren Albulena Haxhiu, pasi kjo do t’u kthehej “boomerang” nga Gjykata e Prokuroria.

Berisha përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu nuk janë në merak për kushtet e tyre në paraburgim.

“Vizite me hile, prandaj nuk i perbijne keto taktika Hashim Thaçi e Kadri Veseli, sepse neser, pasneser iu kthehet bumerang nga gjykata e prokuroria! Ministrja e Drejtesise Albulena Haxhiu e krejt shefat e saj per Zotin me pas mujt ne Siberi i kishin qu Thaçin e Veselin, edhe ate kurre ne jete mos me i lone me pa driten. Kush e beson qe Albini e Albulena jane ne merak per kushtet e tyre ne paraburgim?!”, ka thënë ai.

Berisha tutje ka shtuar se Thaçi e Veseli “kanë të drejtë të mos bien në kurthin e pushtetit të sotëm”.

Postimi i plotë i gazetarit Ridvan Berisha:

Vizite me hile, prandaj nuk i perbijne keto taktika Hashim Thaçi e Kadri Veseli, sepse neser, pasneser iu kthehet bumerang nga gjykata e prokuroria! Ministrja e Drejtesise Albulena Haxhiu e krejt shefat e saj per Zotin me pas mujt ne Siberi i kishin qu Thaçin e Veselin, edhe ate kurre ne jete mos me i lone me pa driten. Kush e beson qe Albini e Albulena jane ne merak per kushtet e tyre ne paraburgim?!

100 per qind Thaçi e Veseli kane te drejte te mos bijne ne kurthin e nje pushteti te sotem. Per dy arsye: Çeshtja e pare ka te beje kryesisht me kontekstin procedural juridik, qe prokuroria e gjykata atje edhe ashtu jo transparente mund ta perdore viziten si pohim ose fakt per indicie te pasigurise se lirimit me kusht dhe aspekti i dyte qe eshte fundamental per kete pushtet eshte se viziten e Haxhiut ne Hage e ideon per konsum populist, rrjedhimisht ta kontstruktoj si fitore politike, veç per karburant patriotik elektoral!

Ujku qimen e nderron-zanatin se harron!.