Berisha: Kurti e bëri këshilltar serbin që i quante “lopë” shqiptarët

Analistja politike, Kimete Berisha, ka thënë se kryeministri Kurti e ka emëruar këshilltar një serb i cili në të kaluarën i ka quajtur “lopë” shqiptarët.

Ai madje sipas Berishës, është mik me kriminelin e luftës, Zoran Gjokiq.

“Këshilltari i Albin Kurtit – Petar Miletiq shqiptarët i quan lopë, prandaj kryeministri e ka angazhuar si konsulent i jashtëm – si lloj anti-lope”, tha ai.

Postimi i plotë:

Vëlla s’jam, i ëmbël jam, Ju jeni Lopë’!

I.

Pardje Rrahman Jasharaj e quajti – Vëlla – kryeministri u mërzit shumë.

Tha: Unë iritohem kur dikush më quan vëlla.

II.

Dje Edi Rama e quajti ‘të ëmbël’ – thuajse e ka lëpirë.

Kryeministri Kurti nuk reagoi kundër ëmbëlsisë dhe karakterit të tij të sheqertë, sepse iu duk sikur e lëpiu lopa.

Kur je i ëmbël – s’i ke borxh askujt që je i ëmbël, mund të jesh i atillë vetëm për veten tënde – ama kur e pranon dikë për vëlla – ka obligime.

Nuk ke llogari.

III.

Sot kryeministri Kurti e bëri këshilltar serbin Petar Miletiq, shok i ngushtë i serbit Zoran Gjokiq, i dënuar për krime lufte.

Këshilltari i Albin Kurtit – Petar Miletiq shqiptarët i quan lopë, prandaj kryeministri e ka angazhuar si konsulent i jashtëm – si lloj anti-lope.

P.S. Që do të thoshte Jahja Kokaj: Aktum Taktum Llaktum – që i bie – U derdh tambli.

Shprehja e Jahja Kokajt mund të përkthehet dhe përshtatet sipas nevojës – sepse nuk ekziston.