Berisha kundër heqjes së taksës: Nuk e prishim raportin Kosovë-SHBA

Anton Berisha, zëvendësministër i Punëve të Jashtme nga radhët e AAK-së, ka thënë se nuk ka arsye që të hiqet taksa.

“Taksa është vetëm një nga masat që hynë në kuadër të raporteve Serbi-Kosovë. Siç jeni në dijeni ne jemi në proces të dialogut që 7 vjet – janë një varg marrëveshjes të cilat nuk janë respektuar nga ana e Serbisë”, ka thënë Berisha në Info Magazine.

“Kosova vazhdimisht ka lëshuar pe, por kemi ardhur në një situatë kur Kosova është dashur të merr masa mbrojtëse. Kjo është masë teknike në mesin e shumë masave tjera që i ka bërë Serbia ndaj nesh, por që edhe Kosova mund t’i bëj ndaj tyre”.

“Taksa duhet të mbes, nuk ka asnjë arsye të mos mbes në situatën aktuale. Ajo çfarë duhet të bëjë Qeveria është të vazhdojë argumentimin e taksës, ky ka qenë gabimi kryesor – mosargumentimi”.

“Nuk është situata kaq e thjeshtësuar – sa një taks ta prish raportin ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës”.