Berisha kritikon pushtetin: Edi Rama mbetet avokati më i mirë i Kosovës

Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, ka përshëndetur fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentar të Këshillit të Evropës.

Ai ka thënë se kryeministri shqiptar është avokati më i duhuri i Kosovës.

Berisha ka kritikuar qeverinë aktual në Kosovë, duke thënë se ka ardhur në pushtet me ndihmën e lobit serb.

“Fjalimi i Edi Ramës në Asamblen Parlamentare të Këshillit të Evropës, tregoj edhe njëher se ai në rrethanat që po kalojm, mbetet avukati, presidenti, kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme më i duhur i Kosovës. Meq Kosova ka ra në duart e atyre që erdhën në pushtet me ndihmën e lobit serbo-sllavë, na ka mbetur shpresa e vetme e përfaqësimit tonë në politikën e jashtme, z. Edi Rama”, ka shkrua Berisha në profilin e tij në “Facebook”.