Berisha: Ka mbetur të sqarohet vetëm si i kanë shpenzuar parat e GEN-it Kurti e Osmani

Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar vendimin e shkallës së dytë të gjykatës sllovene për të rrezuar ankesën e ambasadorit Martin Berishajt.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjykata ka vendosur se lajmet për aferën e Berishajt nuk janë shpifje.

Sipas tij, tani ka mbetur të sqarohet vetëm se si i kanë shpenzuar parat e GEN-it Kurti e Osmani në fushatë zgjedhore.

Postimi i plotë:

Gjykata në Slloveni paska vendosur në shkallën e dytë se lajmet për sekserin Martin Brrishaj nuk janë shpifje.

Tash ka mbetur vetëm me sqaruar, mijlona € të marrura nga GEN-i i Serbisë, si i ka shpenzuar në fushatën për me ardhën në pushtet Albini mwe Vjosën?!

Propaganda shpifse e linçuese kundër eksponentëve të UÇK-së dhe rivalve politik e pregaditur në kuzhinat e Beogradit, u përkëthye dhe u plasu për opinion nga hijenat e rrieteve sociale dhe media të shitura për trshpërlarët të cilëve me kaçavidë nuk ju gjendet truri. Zafa