Interpol-i

Berisha: Ju tregoj pse vitin e kaluar hoqëm dorë nga Interpol-i

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, që vjen nga radhët e AAK’së, i është kundërpërgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hotit, i cili tha se çdo gjë ishte aranzhuar që Kosova të pranohej në Interpol vitin e kaluar, por kryeministri Ramush Haradinaj tërhoqi aplikimin. Berisha thotë se ishte krejt e kundërta.

Anton Berisha thotë se kryeministri i tërhoqi aplikimin pasi qeveria e Isa Mustafës nuk ishte angazhuar për anëtarësim, kësisoj, sic pohon zv. ministri, vendet mike e këshilluan Kosovën të tërhiqte aplikimin për Interpol, pasi gjasat për anëtarësim vitin e kaluar ishin të vogla.

Postimi i plotë i Berishës:

Deklarata e deputetit Avdullah Hoti se : “Çdo gjë ka qenë e aranzhuar që Kosova të bëhet pjesë e Interpolit, bashkë me disa vende.” – eshte e kunderta e realitetit dhe gjendjes se para nje viti.

Qeveria Mustafa, pjese e se ciles ishte ai, nuk kishte arritur as perafersisht te aranzhonte gjendjen, prandaj ishin pikerisht vendet mike qe na preferuan terheqjen nga aplikimi ngase deshtimi ishte i ditur.

Kryeministri Haradinaj veproi drejte para nje viti ashtu sc eshte duke vepruar drejt tash me angazhimin maksimal per anetaresim.

Deputeteti Hoti ka pergjegjesine publike e morale te jete korrekt me pershkrimin e gjendjes.

Sa i perket qasjes, mbase z. Hoti me disa kolege te qeverise se atehershme e besa edhe te tashme, mendon qe duke fjetur e mos bere asgje, e me disa duke vepruar edhe kunder, arrihet vetvetiu anetaresimi ne Interpol e ne organizata te tjera.