Berisha i thotë Kurtit: Mbylle problemin me Serbinë siç e solli Hashim Thaçi pavarësinë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që ta mbyllë dialogun me Serbinë me marrëveshje.

Ai kërkoi nga Kurti që të bëjë diçka dhe të mbetet në histori për atë vlerë.

Këtu ai përmendi edhe ish-kryeministrin dhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

Berisha tha se Thaçi ia ka sjellë Kosovës pavarësinë.

“Mbylle problemin me Serbinë kryeministër ashtu siç e solli Hashim Thaçi pavarësinë. Avancoje sistemin arsimor, sepse pa një bazë të fortë arsimore nuk ka as edukim patriotik për ta dashur vendin. Bëje diçka të madhe si kryeministër që të mbetesh në memorien e historisë për vlera. Kryeministër prej 2014 kur PDK-ja nuk udhëheq me Qeverinë dhe stërkeqen që e keni bërë vendit ju sa ishit opozitarë Kosova përparim nuk ka pasur”, tha ai.