Berisha: Gandizmi i Rugovës ma lehtësonte promovimin e Kosovës

Sali Berisha, kryeministër e president i dikurshëm i Shqipërisë, ka folur për raportet e tij me ish-presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai ka kujtuar se me Rugovën koordinohej mirë për Kosovën.

Berisha ka thënë në emisionin “Pressing”, se Rugova gëzonte reputacion të lartë në mesin e udhëheqësve perëndimorë.

Ai ka treguar se veprimtaria e Rugovës ia bënte atij më të lehtë të diskutonte për Kosovën në takimet që i zhvillonte në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar nëpër kryeqendrat botërorë.

“Gandizmi i Rugovës ma lehtësonte promovimin e Kosovës”, është shprehur ai në T7.