Zafir Berisha

Berisha: Eksperimentet me Kosovën në emër të “temave të mëdha” po bëhen të padurueshëm

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka bërë me dije se eksperimentet me Kosovën në emër të “temave të mëdha” ka filluar të bëhet e padurueshëm.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se mungesa e guximit qytetar dhe intelektual për tu përballur me keq-qeverisjen në vend po e vë në pikëpyetje zhvillimin e shtetit.

Sipas tij, gjetja e një terapie për kurim të hipokrizis politike dhe fenomeneve negative në shoqëri, është nevojë urgjente para se të bëhet vonë.

“Mungesa e guximit qytetar dhe intelektual për tu përballur me keq-qeverisjen në vend, me kapjen e shtetit dhe me krimin e organizuar që po lulëzon çdo ditë, e vë në pikëpyetje zhvillimin e shtetit dhe e fundos shpresën për një jetë më të mirë. Kriza socio-ekonomike, politike dhe e sigurisë, gjithnjë e më shumë po bëhet e papërballueshme nga qytetarët dhe po reflekton direkt në harmoninë dhe mirëqenjen e familjeve tona si bërthamë e shtetit. Eksperimentet me Kosovën në emër të “temave të mëdha” ka filluar të bëhet e padurushëm!!! Gjetja e një terapie për kurim të hipokrizis politike dhe fenomeneve negative në shoqëri, është nevojë urgjente para se të bëhet vonë”, ka shkruar Berisha.