Berisha: E mbajmë mend kur ushtarët rus kërkonin cigare rrugëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë se vendimi I Rusisë që të shpallë të pavarura dy rajone të Ukrainës Lindore ka qenë I pritshëm.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se ky ka qenë objektiv i kamotshëm i presidentit rus, Vladimir  Putin.

“Nuk është pritur dhe në fakt nuk e pres as sot që do të ketë konvencional klasik por thjesht është një realizim I objektivave që presidenti Putin i ka shfaqur shumë kohë më parë. Ai ka deklaruar hapur pakënaqësinë se si është ndarë BRRS”, ka thënë ai.

Më tutje ai tha se Rusia do të ballafaqohet me sanksione.

“Unë mendoj që Rusia tani do te përballet me sanksione të Perëndimit dhe këto sanksione do të shkojnë çdo ditë e më shumë varësisht nga negociatat”, tha ai.

Ai tha se mbahen mend edhe kohërat kur ushtarët rus kërkonin cigare rrugëve për shkak të sanksioneve të vëna ndaj këtij shteti.

“Rusia është përballë me sanksione edhe përpara. E mbajmë mend Rusinë e viteve të… kur ushtarët e saj lypshin cigare rrugëve. Pra nuk do të mundet me I përballu. Nuk është vend I fuqishëm ekonomik dhe është vend që fuqinë ekonomike  e bazon në shifra dhe deklarata të tipit diktatorial”, ka thënë ai. /Gazeta Express/

Videon e plotë të emisionit mund ta shikoni KËTU.