Berisha e komenton finalen e Big Brother Vip Kosova

Krye demokrati Sali Berisha është pyetur edhe për tema jashtë politikës, si dy reality show të Big Brother në Kosovë dhe Shqipëri, ku emri i krye demokratit përdoret shpesh nga dy banorët, Arkimed Lushaj (Stresi) dhe Luiz Ejllit.

Në pyetjen se a ka një urim për një nga banorët që sot ka finalen në Big Brother Kosova, Stresi, Berisha përsëriti edhe një herë se ‘ata që kanë arritur këtë nivel të popullaritetit e kanë arritur falë talentit të tyre.

Pyetje: Ju jeni gjithashtu aktiv në TikTok ku emri juaj përdoret dhe adhurohet nga dy personazhe në dy reality show. Sot është finalja në Kosovë, a keni ndonjë urim për një nga personazhet, Stresi?

Berisha: E them dhe e kam thënë. Nuk ndërhyj në atë pjesë që nuk është e imja. Ata që kanë arritur këtë nivel të popullaritetit, e kanë arritur atë falë talenteve të tyre artistike, këngëtarëve, showman-it dhe do të jetë publiku ai që do t’i vlerësojë. Por unë i qëndroj asaj fjale se secili ka diellin e vet dhe unë si politikan nuk do ta lejoj veten të ndërhyj.