Berisha: Deri tash do të duhej të vaksinoheshin së paku 50 për qind e popullësisë

Deputeti i AAK’së, Bekë Berisha ka kritikuar Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për mossigurimin e vaksinave Anti-COVID dhe mos vaksinimin e qytetarëve kundër këtij virusi.

Ai ka thënë se deri sot do të duhej të vaksinohej 50 për qind e popullësisë.

Sipas tij, situata me pandeminë mund të na dal jashtë kontrollit.

“Situata është duke u renduar dhe ka tendencë të dal jashtë kontrollit. Sot do të duhej që së paku 50 për qind e popullatës të ishte e vaksinuar, por kjo nuk ka ndodhur. Ka ndodhur e kundërta e asaj që do të duhej. Ministri i Shëndetësisë në vend se të angazhohej për furnizimin me vaksina, ai merret me inate politike. Më 15 prill ministri Arben Vitia është dashur të nënshkruaj kontratën për furnizim me v aksina, këtë nuk e ka bërë”, ka thënë ai.

Përndryshe, ai ka kritikuar qeverinë për uljen e pensioneve dhe shtesave të punëtorëve shëndetësorë.