Berisha: Demokratët u ngritën mbi presionet e qeverisë dhe peng-kryetarit të PD

Nga Devolli, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar, demokratët u ringritën pavarësisht presioneve të qeverisë dhe të kryetarit të PD, Lulzim Basha, të cilin e quajti peng-kryetari.

Berisha tha se shqiptarët e shikojnë “foltoren” si shpresë për të rrëzuar qeverinë socialiste.

Delegatët e Devollit u bashkuan ndër të parët me nismën për një PD më të bashkuar, më fortë dhe më të hapur. Firmosën me një akt historik rithemelimin e PD me datën 11 dhjetor, rithemelimin e pluralizimit politik në Shqipëri. Firma dhe mbështetja juaj, e mbarë demokratëve në mënyrën më civile, më të qytetëruar, më paqësore, ka transformuar Shqipërinë si një revolucion i vërtetë demokratik paqësor i vjeshtës së vitit që po lëmë mbrapa. Foltorja me vullnetin tuaj me mbështetjen tuaj, një tërësi idealesh fisnike, të djemve dhe vajzave, djemve dhe grave që donin të ngrioheshin nga këneta e poesizmit, në lartësinë e idelave të tyre, të shpresave të tyre, u shtrua kjo në mrekullinë e vërtetë shqiptarë,. në mrekullinë e dytë të Shqipërisë nga 90 e deri sot.  Foltorja në udhën e saj në një hark kohor të shkurtër, bashkoi rreth vetes qindra e mijëra demokratë. Bashkoi rreth vetes në një kohë të shkurtër më shumë se çdo lëvizje tjetër demokratike në histori. Ajo befasoi mbarë shoqërinë shqiptare, u shndërrua në një uragan, në një dritë të vërtetë shprese, por ajo rezonoi fuqishëm në të katër anët e kombit shqiptar, kudo ku janë shqiptarët në vendet përreth, në Europë, SHBA, Kanada dhe kudo që ndodhen. Shqiptarët shohin te kjo lëvizje shpresën e tyre të vërtetë, shohin idealet në veprim, shohin besimin se Shqipëria do të çlirohet nga narkoshteti dhe se në këtë vend do të mbizotërojë repsekti i të drejtave të njeriut, i dinjitetit njerëzor, i inciativës së lirë, i interesit kombëtar. Ju u ngritët mbi dëshpërimi, pesimizmin dhe presionin e madh të narkoshtetit, të pengut të narkoshtetit, presione të pamerituara dhe ja ku jemi sot, shkojmë të sigurt drejt 11 dhjetorit të firmosim së bashku, të inaugurojmë së bashku monumentin madhështor të rithemelimit të PD dhe pluralizimit shqiptarë. Të shndërrimit të kësaj partie në partinë e vlerave që të ndajmë dhe besojmë, në partinë e interesit kombëtar, në partinë e iniciativës së lirë“, u shpreh Berisha.